Robert Lewandowski është afër largimit nga Bayern pas tetë vitesh.

Sulmuesi polak ka edhe një vit kontratë, por dëshiron të largohet këtë verë dhe duket se bavarezët kanë hequr dorë nga përpjekjet për ta mbajtur dhe janë të hapur për shitje që të mos e humbin vitin e ardhshëm pa dëmshpërblim, përcjell Korneri.net

Dhe dëmshpërblimi, sipas Sport.es, është vendosur në 40 milionë euro. Barcelona është përmendur prej kohësh si kandidati kryesor dhe në fakt i vetëm për transferimin e Lewandowskit. Media të ndryshme evropiane kanë shkruar tashmë se agjenti i tij është takuar me Barcelonën dhe se pengesa e vetme e transferimit është Bayerni.

Kompensimi prej 40 milionësh mund të jetë i lartë për një 33-vjeçar me vetëm një vit kontratë, por nuk është i paarritshëm për një klub që është ende në borxhe të mëdha dhe që sigurisht do të duhet të paguante shumë më tepër për një sulmues më të ri, por as për së afërmi me cilësitë që ka dhe posedon Lewandowski. /Korneri.net

Artikulli paraprakLajm bombastik: LeBron James njëri nga investitorët e Milanit
Artikulli tjetërTevez mbyll karrierën e futbollistit