Bayern e ka bërë një hap gjigant pas fitores së sotme ndaj Eintracht Frankfurt me rezultat 3:0, duke shfrytëzuar në maksimum gabimin e rivalëve për titull.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti u shënuan nga Lewandowski që shënoi dy herë dhe Daglas Costa.

Nga ana tjetër Leipzig ka pësuar humbje me rezultat minimal 0:1 në shtëpi nga Wolfsburg me të vetmin gol të ndeshjes që u shënua nga i mirënjohuri Mario Gomez, kurse Dortmund u gjunjëzua në udhëtim te Herta e Berlinit, pasi vendasit e fituan takimin me rezultat 2:1, me golat e Kalou Plattenhardt, kurse për skuadrën e “verdhë” golin e vetëm e realizoi Aubameyang.

Në takimet tjera, Hoffenheim dhe Freiburg luajtën baraz 1 me 1, kurse Darmstadt arriti fitore të vlefshme 2:1 ndaj Mainz.

Artikulli paraprak“Tullaci” afër largimit nga Fiorentina! Ja skuadra e tij e ardhshme?
Artikulli tjetërSevilla ia “fali” një pikë Leganes