Bayern Munchen shënoi fitoren e parë në stinorin e ri në Bundesliga.
Bavarezët realizuan fitore të pastër dhe jo shumë të vështirë ndaj Bayer Leverkusen 3:1, dhe kështu i mori pikët e para të plota. Bayern që kishte verë shumë të keqe duke humbur në të gjitha miqësoret me rivalët evropian, megjithatë kur duhet shënon fitore dhe atë si me lojë ashtu edhe me rezultat, shkruan Korneri.net.
Niklas Suele e filloi serinë e golave duke shënuar me kokë, për të realizuar golin e parë të tij në Gjermani edhe Corentin Tolisso poashtu me kokë.
Supersulmuesi polak Robert Lewandowski shënoi nga penalltia pak minuta brenda pjesës së dytë, ndërsa për mysafirët shënoi golin e nderit shqiptari Admir Mehmedi. /Korneri.net