Bayerni i Mynihut triumfon 2-0 ndaj Wolfsburgut në shtëpi, në një ndeshje të dominuar totalisht dhe të zgjidhur brenda pjesës së parë. Jamal Musiala është heroi i ri i bavarezëve, pasi në mungesë të Lewandowskit, ka shënuar emrin në listën e golashënuesve në të tre ndeshjet zyrtare të këtij sezoni, Superkupë dhe dy në kampionat.

Mesfushori i talentuar zhbllokoi edhe sfidën ndaj Wolfsburg në minutën e 33-të, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë, ishte Thomas Muller që shfrytëzoi një asist të Kimmich për të vulosur fatin e takimit.

Me fitoren ndaj Wolfsburg, Bayerni ngjitet në krye të renditjes me 6 pikë, aq sa ka edhe Borussia Dortmund, por bavarezët kanë një golavarazh dukshëm më të mirë se verdhezinjtë.

Artikulli paraprakTottenham shpëtoi nga humbja, Kane shënoi në 90+6
Artikulli tjetërDajaku zbulon për “Koha Shtesë” katër lojtarët që janë bashkuar me Drenicën