Sipas informacioneve më të fundit në mediat gjermane dje franceze, gjiganti gjerman Bayern Munchen ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Lyonit, Corentin Tolisso.

Kujtojmë që Tolisso gjatë kohë ishte caku i Juventusit dhe Manchester City, ndërsa Bayerni hyri në garë i fundit dhe arriti që për një kohë të shkurtër të mbyll këtë çështje.

Raportohet poashtu se Lyoni do të përfitojë rreth 50 milion euro, ndërsa Tolisso do të merr postin e Xabi Alonsos në mesin e fushës. Mesfushori 22 vjeçar, vitin e kaluar debutoi për Francën, duke vulosur mundësinë që të vesh fanellën e Togos.

Artikulli paraprakZyrtare: Fenerbahce transferon yllin e “Gjelave”
Artikulli tjetërAnalizë: Kush është fajtori i debakleve të Kosovës