Drejtuesit e gjigantit gjerman të futbollit Bayern Munich nuk po heqin dorë nga sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.

Drejtuesit e kampionit gjerman fluturuan drejt Londrës në përpjekje për të bindur presidentin e “Spurs” Daniel Levy që ta shesë Kane, shkruan Telegraph, përcjell Korneri.net

Bayern është gati të paguajë deri në 90 milionë euro dëmshpërblim për Kane, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 30-të. Mediat franceze raportojnë se PSG iu bashkua lojës, duke kërkuar një sulmues, ndërsa e ardhmja e yllit të tyre Kylian Mbappe mbetet e pasigurt, ose më mirë thënë, do të jetë i Real Madridit. Megjithatë, kapiteni anglez thuhet se dëshiron vetëm t’i bashkohet klubit bavarez.

Kontrata e Kane me Tottenham skadon verën e ardhshme dhe ai mund të largohet nga klubi pa kompensim. Kane shënoi një rekord 280 gola në 435 ndeshje për Tottenham. Ai është edhe rekordmeni i kombëtares së Anglisë me 58 gola në 84 ndeshje. /Korneri.net

Artikulli paraprakRebic deri në fund të javës me skuadër të re
Artikulli tjetërKandidatura e përbashkët, Itali-Turqi synojnë organizmin e Euro 2032