“Shpresoj që ‘Puma’ të mos prodhojë prezervativë”. Kjo është deklarata e Xherdan Shaqirit që është zgjedhur në mesin e deklaratave më interesante të vitit në sport, nga “The Sun”.

Deklarata e Shaqirit, që kishte ardhur pasi fanellat e Zvicrës, të prodhuara nga Puma, ishin grisur lehtësisht në përballje me Francën në Euro 2016, kishte bërë bujë dhe ishte publikuar në mediat më të njohura botërore.

Përpos yllit shqiptar të futbollit, edhe trajnerë të njohur evropianë kanë hyrë në këtë listë.

Pep Guardiola: Jam i lumtur që fansat qëndruan deri në fund. Në ndeshjet e fundit, në dhjetë minutat e fundit të takimit ata po zhduken.

Claudio Ranieri: Hej jemi në Ligën e Kampionëve. Dilly-ding, dilly dong. Ju flisni ‘blla blla blla’, por jemi në Ligën e Kampioënve. Fantastike.

Roy Hodgson për largimin nga Anglia: Nuk e di çfarë kërkoj këtu.

Arsene Wenger: Duhet të jeni të lumtur, Rob Holding është anglez, 20-vjeçar, por më vjen keq që nuk kushtoi 55 milionë funte, andaj nuk është i mirë.

Artikulli paraprakFOTO/ Roma gati të trasferoj këtë super talent të Interit
Artikulli tjetërBarça e sheh si pasardhësin e Busquets, por Reali dhe Man City e duan