Elton Basriu sqaron situatën e tij te Liria e Prizrenit. Gazetasheshi.com në raportoi pak minuta më parë se mbrojtësi elbasanas ishte përjashtuar nga skuadra e Lirisë dhe vendimin e kishte marrë trajneri Bledi Shkëmbi.

Por, në një prononcim ekskluziv për “Vipsport”, mbrojtësi Elton Basriu sqaron: “Nuk është e vërtetë që më kanë përjashtuar nga skuadra. Ka qenë thjesht një mosmarrëveshje që unë kam pasur me një lojtar tjetër të ekipit dhe trajneri Shkëmbi për të qetësuar situatën më ka larguar mua nga stërvitja. Por nuk jam përjashtuar nga skuadra e Lirisë”.

A është sqaruar Basriu me trajnerin Bledi Shkëmbi? “Po sigurisht që jemi sqaruar. Gjithçka është zgjidhur”, shprehet Basriu.

Liria e Prizrenit, në sfidën e radhës në Superligën e Kosovës do të luajë kundër Prishtinës, ndërsa Basriu, i pyetur nëse do të jetë pjesë e skuadrës shprehet: “Sigurisht që do të jem, sepse siç e thashë nuk jam përjashtuar. Por, për sa i përket formacionit, atë e vendos trajneri”./

Artikulli paraprakChelsea jashtë Champions League, Tottenham po, Huddersfield siguroi elitën
Artikulli tjetërSevilla mposht Realin, Europa League tani më afër