Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll (femrat), ka mësuar kundërshtarët për Kampionatin Evropian për shtetet e vogla, ka njoftuar të mërkurën Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Përfaqësuesja A e femrave për herë të parë do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare kurse është pjesë e Grupit B së bashku me Qipron, Gjibraltarin e Luksemburgun. Kampionati Evropian për shtetet e vogla, do të mbahet nga 20 deri më 25 korrik në Qipro kurse Përfaqësuesja e Kosovës tashmë ka nisur përgatitjet.

“Kjo është hera e parë që vashat e Kosovës A do të luajnë në gara zyrtare. Jemi krenarë që po debutojmë edhe me vashat tona në arenën ndërkombëtare. Shpresoj se do të kemi një përfaqësim sa më të mirë në këto gara. Sigurisht se dëshira dhe motivi është i madh te basketbollistet e Kosovës. Ne kemi filluar me grumbullime dhe do të vazhdojmë me stërvitje intensive. Duam që të përgatitemi sa më mirë për debutim”, është shprehur drejtori i përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.

© KOHA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here