Plejmejkeri (luajtësi i topit) më i mirë aktual në Evropë, Jordan Teodor, do të luajë me përfaqësuesen e Maqedonisë. Kjo u bë e ditur, pasi këtij basketbollisti amerikan të ekipit turk, Banvit, që ishte plejmejkeri më i mirë në sezonin e sivjetëm të Ligës së Kampioneve të Evropës, iu dha pashaporta maqedonase, me qëllim që ai mund të luajë më përfaqësuesen e Maqedonisë. Sa më sipër, e konfirmoi edhetrajneri i njohur i basketbollit, David Pik. Pritet që, së shpejti, këtë ta konfirmojë edhe Federata e Basketbollit të Maqedonisë. Jordan Teodor është lindur, më 1989, në Nev Jersy, dhe, në SHBA, ai ka luajtur me Universitetin Seton Holl, ndërkohë që karrierën profesioniste ai e ka filluar në Turqi me ekipin e Antalias. Momentalisht, ai luan me ekipin turk Banvit, ku është basketbollisti më i mirë. Ai u shpall si basketbollisti më i mirë në Kupën e Turqisë, ndërkohë që i njëjti vlerësim atij iu dha edhe në Ligën e Kampioneve të FIBA-s, ku ai kishte një mesatare shënimi prej 15,9 pikësh, 7,7 asistenca dhe 3,7 kërcime për ndeshje.

Artikulli paraprakMessi dhe Iniesta shkruajnë historinë
Artikulli tjetërAlcácer shënoi golin e fundit në “Vicente Calderon”, por e dini kush ishte i pari?