Në praninë e jo më shume se 50 shikuesve në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra e Bashkimit ka shënuar edhe fitoren e dytë pasi mposhti 87:78 kunëdrshtarin bullgar Akademik Bultex.
Periudha e dytë ishte përcaktuese e kësaj fitore më shumë se të merituar të skuadrës së vetme kosovare e cila sivjet bënë pjesë në këtë garë që ishite shumë më e fortë viteve të kaluara.

Kjo pjesë e lojës i takoi Bashkimit 19:10, dhe nga ky moment loja ishte gati e barabartë, dhe kur në periudhën e tretë Bashkimi e ngriti epërsinë në në +11 (65:44), atëherë ishte vetëm formalitet periudha e fundit.

Më meritorët në këtë fitore të Bashimit ishin, Daishon Knight me 29 pikë, i përcjell nga Semir Zekiqi me 19 pikë, Jamir Hannan me 15 dhe Mikaile Tmusin me 14 pikë të shënuara. Te humbësit u dalluan Martin Durchev me 19 pikë dhe Isiah Umipig me 18 pikë të shënuara.

Të enjtën në po të njëjtën palestër Bashkimi e mirëpret skuadrën tjetër bullgare, por shumë më cilësore dhe më të njohur atë Rilski. /Korneri.net

Artikulli paraprakChampions, shorti për 1/16-at, priten përballje “titanësh”
Artikulli tjetërSimeone me porosi të dhimbshme për tifozët e Atletico Madrid