Pritje e gjatë, shpenzime anorme, transferime të mëdha, por deri në këtë vit Bashkimi nuk ia doli ta fitonte titullin.

Ky edicion ishte më i suksesshmi për skuadrën prizrenase pasi për herë të parë ia dolën ta fitojnë titullin duke e mposhtur në finalen e madhe Sigal Prishtinën me rezultat 77:61 dhe me rezultat 3:1 në seri, ia doli që të festoj këtë trofe aq shumë të dëshiruar dhe ëndërruar dnër vite, shkruan Korneri.net

Pas dy fitoreve të para në kryeqytet e më pas edhe në Prizren, kaltër e bardhët ia dolën të kthehen në lojë me fitoren e shënuar në kryeqytet vikenin që e lam pas, ndërsa sonte në palestrën e stërmbushur “Sezai Surroi”, mijëra tifozë dhe basketbollistëtv e Bashkimit ia ktheyn ëndrrën në realitet.

Pjesa e parë apo më saktë tri periudhat ishin të barabarta dhe loja ishte jashtëzakonisht e fortë dhe e paparashikuar, mirëpo periudha e fundit ishte vendimtare për këtë triumF të madh të “Arpagjikëve”, që me plot meritë shënuan fitoren e madhe dhe historike. Liderët e pakontestueshëm ishin, Tmusic dhe Moss të cilët shënuan nga 17 pikë secili, kurse Morina i shtoi 16 të tjera. Te Prishtina u dallua vetëm Bundovic me 24 pikë, dhe i vetmi që shënoi pikë dyshifrore. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare: Ancelotti trajneri i Napolit
Artikulli tjetërE pabesueshme kënd dëshiron Tare ta sjellë te Lazio