Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës 83:74 (21:20, 25:12, 13:23, 24:19), në kuadër të javës së shtatë të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa kjo pjesë përfundon 21:20. Në periudhën e dytë, vendasit janë bindshëm më të mirë, si në sulm, po ashtu edhe në mbrojtje, duke fituar këtë pjesë 25:12, për të shkuar në pushimin mes dy pjesëve me shifrat 46:32.

Bardhekaltrit kundërpërgjigjën në periudhën e tretë 13:23, duke mos u dorëzuar dhe për të kërkuar fitoren në 10 minutat e fundit, pork jo nuk ndodhi, pasi prizrenasit ishin më të mirë në periodën e fundit 24:19, dhe triumfuan në fund 83:74.

Te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime dhe Julian Hamati me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina më të mirët në parket ishin Daniel Lekndreaj me 21 pikë e 11 kërcime, Fisnik Rugova me 17 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime dhe Arian Qallaku me 19 pikë.

Të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe pesë humbje.

Artikulli paraprakBarazim spektakolar në Valencia, Sevilla me “dajak” dhe forcë fitoi te Getafe
Artikulli tjetërVëllaznimi mposhti edhe Pejën