Bashkimi e ka fituar përballjen e parë finale të Play off-it të këtë ediconi me rezultat 66-76, në një ndeshje mjaftë interesante që nga fillimi e deri në fund.

Më meritori për këtë fitore të Bashkimit ishte Kayel Locke, i cili shënoi 20 pikë, pati një kërcim dhe dy asistime. Ai u ndihmua nga Justin Black që shënoi 14 pikë, pati nëntë kërcime dhe një asist.

Te vendasit më i miri në parket sonte ishte Nenad Deliq, që shënoi 23 pikë, pati 10 kërcime dhe 2 asistime.

Skuadra që fiton tri përballje shpallet kampion i Kosovës./Korneri.net.

Artikulli paraprakArsenali e shkeli Stoke Cityn e Shaqës
Artikulli tjetërPepe drejt Interit, ja sa fiton te skuadra e re