Për momentin jemi shumë larg nga basketbolli rajonal, e mos të flasim më të tutje.

Bashkimi përjetoi debaklin në Ligën Ballkanike pasi në palestrën “Sezai Surroi”, pësoi dusfatë nga Rilski me rezultat 69:105, në duelin i cili përfundoi praktikisht që pas periudhës së parë e cila përfundoi 11:33. Pjesa e parë ishte 29:58, dhe në të dytën loja ishte monotone pasi prizrenasit nuk patën asnjë gjasë që të shkrijnë rezultatin në mënyrë që të mos pësojnë disfatë kaq të thellë, shkruan Korneri.net.

Pesë basketbollistë të Rilskit shënuan pikë dyshifrore. Travis Teylor shënoi 15 pikë, Derek Wright 14, Sheldon Jeter dhe Martin Marinov nga 13, ndërsa Zlatin Georgiev 12 pikë e 8 kërcime.
Te Bashkimi u dalluan Jamir Hannan me 20 pikë e 15 kërcime, Daishon Knight me 17 dhe Adrian Motley me 14 pikë të shënuara.

Rilski mbetet skuadra e vetme pa humbje sivjet dhe favoriti kryesor për ta fituar trofeun, ndërsa për Bashkimin ishte kjo disfata e tretë. /Korneri.net

Artikulli paraprakPërbledhje e Europa League
Artikulli tjetërEuro 2020, UEFA zyrtarizon lajmin befasues: Ndeshja hapëse në Romë, finalja në Londër….