Ishte një nga më meritorët në suksesin historik gjatë triumfit të parë në histori të klubit, kur atë botë atëherë “Llamkos Kosova”, u shpall kampion i Kosovës në futboll. Kështu emri i Bashkim Shalës me shokë u shkrua me shkronja të arta në librin e historisë të futbollit vushtrias. Pas eksperiencës fantastike në vendëlindje Shala, kaloi te F.C Prishtina për një stinor për të vazhduar karierën në futbollin turk te skuadra anonime T.M Kirikkalespor, ku pati paraqitje mbresëlënse madje goli i tij në finale ishte vendimtar që kjo skuadër të ngjitet një kategori më lart në futbollin turk. Regullorja e garave e aplikuar nga Federata turke e futbollit, që asnjë lojtar i huaj mos të ketë të drejt loje në ligat e dyta e të treta, bëri që Shala të mbetet në ligën amatore turke, por kësaj rradhe te skuadra Kdz Eregli, nga ku do të rikthehet sërish në futbollin kosovar.

Është pikërishtë mesfushori Shala ai i cili rrëfehet ekskluzivisht për Korneri.net, për vendimet e tij dhe eksperiencën e përjetuar në Turqi.

“Eksperienca ime në futbollin turk është fenomenale dhe do ta përkutojë gjatë tërë jetës. Kushtet këtu janë fantastike, madje liga ku unë luajë ka kushte shumë më të mira se në Superligën e Kosovës në futboll. Viti i parë imi te T.M Kirikkalespor, ishte fantastik aty isha në formë të jashtëzakonshme, teksa goli im në finale dërgoi skuadrën në një nivel më të lart të garave. Por, për arsye se isha lojtar i huaj dhe liga që tashmë bën pjesë T.M Kirikkalespor, nuk lejon lojtar të huaj, atëherë vendosa të transferohem te Kdz Eregli, ku gjatë këtij stinori zhvillova vetëm shtatë ndeshje, pasi përjetova një lëndim që më pamundësoi të shfaq gjithë potencialin tim”, tha Shala.

Tutje këmbëshpejti vushtrias tregoi se së shpejti pret të bëhet prind, e pastaj të rikthehet në Kosovë të vazhdoj karierën e mbetur.

“Kam vendosur që në stinorin pranveror të rikthehem në Kosovë dhe ti përkushtohem familjës dhe futbollit”.

Shala tutje pohoi se është i hapur për çdo ofertë serioze nga klubet tona, pasi momentalisht nuk ka kontakte me asnjë skuadër nga Superliga e Kosovës.

Artikulli paraprakRoma ekipi anti-Juve?
Artikulli tjetërYlli nuk dorëzohet transferon amerikanin e rradhës