Mesfushori kosovar Vullnet Basha u transferua te skuadra polake, Wisla Krakow.
Lojtari 27 vjeçar më parë ishte pjesë e Murcia-s.
Ai foli pas transferimit me ekipin polak.
“Jam i kënaqur që do të luaj për Wisla Krakow dhe kam dëshirë të madhe ta nis aventurën me pjesën tjetër të ekipit. Është kënaqësi për mua që do të jem pjesë e një ekipi kaq të madh me tifozë të zjarrtë. Unë nuk jam gati për ndeshjen e ardhshme, sepse kam stërvitur së fundi në mënyrë individuale. Unë kam biseduar me trajnerin dhe më duhet pak kohë ta mësoj sistemin. Bazuar me atë që pash të martën, mund të them se Wisla ka një ekip me lojtarë të mirë”, u shpreh Basha për faqen e klubit.