Skuadra zvicërane Basel, shënoi fitore në udhëtim 0:2 te Benfika për ta siguruar plasmanin në rrethin ed ytë të garave në Ligën e Kampionëve nga grupi A.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Mohamed Elyounoussi, për t’ia shtuar gëzimin skuadrës zvicërane Dimitri Oberlin.

Në të njëjtin grup Man.United për befasi pësoi go li pari dhe në pushim shkoi me disavantazh ndaj CSKA Moskës pasi mysafirët shënuan përmes Alan Dzagoev. Mirëpo, në pjesën e dytë “djajtë e kuq” nisën ofanzivën totale dhe shumë shpejt me golat e Ronelu Lukaku dhe Marcus Rasford i dhanë fund ndeshjes duke e dërguar skuadrën ruse në Europa League, ndërsa Man.United në pozitën e parë. /Korneri.net

Artikulli paraprakDrejtuesit e Milanit në alarm, motivojnë ekipin në këtë mënyrë
Artikulli tjetërBarça e Juve e mbyllin me fitrore, Sporting në Europa League