“Një ëndërr e bërë realitet”. Këto kanë qenë fjalët e Ashleigh Barty, kampionia më e re e Australian Open për femra.

Tenistja australiane mposhti në finale amerikanen Danielle Rose Collins 2-0 me sete. Ndeshja zgjati një orë e gjysmë, ndërkohë që seti i parë ishte i lehtë për australianen që fitoi 6-3.

Sfida u vështirësua disi në setin e dytë, pasi Barty nuk e pati aq të lehtë. Pas 56 minutash, ajo arriti të fitonte edhe setin e dytë 7-6 duke ngritur në qiell trofeun.

Kështu, Australian Open fitohet sërish nga një teniste australiane pas 44 vitesh. Ky është gjithastu trofeu i parë i Australian Open për Barty. /oversport.tv

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here