Nuk ndalen polemikat.
I intervistuar nga RAC1, Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonas, përveç shumë gjërave rreth klubit të tij ka folur edhe për sistemin VAR dhe favoret e pretenduara të tij për Real Madridin nga ana e gjyqtarëve pas rifillimit të kampionatit, me çka ka ngritur reagime të ashpra në Spanjë, përcjell Korneri.net
“Unë jam në favor të VAR, por kam thënë tashmë që aplikimi i VAR aktualisht nuk është i saktë. Prej se liga ka rinisë, ka vendime që favorizojnë një klub dhe dëmtojnë të gjithë të tjerët. E gjithë bota e futbollit e sheh atë. Nuk është një kritikë, unë dua të përmirësoj VAR-in “, deklararoi presidenti i blaugranëve që në mënyrë indirekte ka përmend emrin e liderit në La Liga, Real Madridin. /Korneri.net