Megjithë fjalët e dashura të presidentit dhe menaxherit të ri, Leo nuk është i bindur të qëndrojë

Bartomeu, në konferencën për shtyp që duhej t’i siguronte të gjithë, dëshironte të tregonte se Koeman e konsideron Messin një shtyllë të Barcelonës të së ardhmes. Shumë keq, megjithatë, që Leo e ka mbyllur veten në një heshtje shqetësuese pas humbjes në Ligën e Kampionëve, përcjell Korneri.net

Por, burime pranë kampionit argjentinas tregojnë për reflektimet e tij pesimiste mbi një të ardhme katalanase. Sipas “Marca” Messi, në fakt,  po pyet se sa ia vlen, në moshën 33 vjeç, të duhet të presë rilindjen teknike dhe revulucionin e ri në klub, kur vështirë është të imagjiniohet se  ai dhe skuadra e tij Barcelona  kanë mundësinë të fitojnë menjëherë. Skenarët janë të ndryshme me klubet si Man.City, Inter apo PSG, që kanë mundësi ta transferojnë gjeniun argjentinas menjëherë.

Janë dy skenarë  tjerë të hipotezuar nga gazeta spanjolle si e vetmja alternativë e mundshme: të qëndron edhe një vit tjetër dhe të largohet në qershor 2021 si lojtar i lire, ose të rinovohet kontrata edhe për dy vjet. Për momentin, duke parë gjendjen shpirtërore të Leos, ato duken më pak të mundshme. Atëherë do të ishte një tjetër gjë, që nuk konsiderohet nga mediat spanjolle… mundësia dhe fuqia e Kinës që do të kishte të gjitha kredencialet për të bindur Messin të bëhej një markë botërore me fanellën Suning Inter. /Korneri.net

Artikulli paraprakMazrekaj ka skuadër të re
Artikulli tjetërRoma e Napoli punojnë për shkëmbimin e bujshëm, marrëveshja drejt zyrtarizimit