Kur flasim për Barcelonën, gjithmonë gjëja e parë që na bie ndërmend është Lionel Messi.

Klubi katalunas u kualifikua në rrethin (knock-out) të Ligës së Kampionëve, sukses i cili nuk ishte diskutuar fare sepse ka qenë favorit i grupit së bashku me kampionin e Italisë, Juventusin, shkruan Korneri.net.

Në Torino Barcelona barazoi pa gola, por ndoshta më meritori për këtë rezultat ishte portieri i jashtëzakonshëm, Andre ter Stegen, për të cilin aq pak flitet e mund të konsiderohet ndoshta edhe më i miri në botë aktualisht.

Intervenimi i tij pas gjuajtjes së shkëlqyeshme të Paulo Dybalas, vetëm ai ka mundur ta pret apo ndal golin e sigurtë, andaj po ua sjellim këtë moment në këtë video që ka bërë xhiron e botës. /Korneri.net

 

Artikulli paraprakYlli gjerman befason të gjithë, afër marrëveshjes me këtë skuadër!!!
Artikulli tjetërShqipëria dhe Kosova përparojnë në ranglistën e FIFA-s