Barcelona nuk ka qenë kurrë me dobët në 30 vitet  e fundit se sivjet.

Loja e tyre është shumë e dobët, po e mposhtin i madh e i vogël, po pësojnë humbje të thella, dhe me një fjalë të shkurtër, po i thyen të gjitha rekordet e zeza dhe atë me futbollistin më të mirë që ka pasur ndonjëherë, shkruan Korneri.net

Lionel Messi po e kalon periudhën më të vështirë në karrierë, dhe disponimi i tij është shumë i zbehtë. Ai dhe Barcelona kanë kaluar në fazën e dytë në Champions League, por si skuadra e dytë në grup pas humbjes 0-3 në shtëpi nga Juventusi, dhe tash në shortin që do të hedhet të premtën, atë dhe klubin blaugran e presin kundërshtarët më të vështirë të mundshëm.

Barcelona mund të takohet me: Man.City, Chelsea, PSG, Liverpool, Dortmund dhe kampioni aktual Bayern Munich. Pikërisht për klubin bavarez tifozët e Barcelonës po luten që të mos i bie sërish, sepse nuk kanë kaluar as tre muaj të plotë kur Barça u deklasua nga Bayern me rezultat 8-2. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here