Një futbollist pozitiv në Covid-19 te Barcelona.
Siç raportohet nga klubi blaugrana, njëri nga nëntë lojtarët që filluan përgatitjet për sezonin e ardhshëm, dje testoi pozitiv për koronavirus. Ai nuk ka simptoma, është i shëndetshëm dhe i izoluar në shtëpi, kurse fjala është për mbrojtësin Todibo, që ishte i huazuar te Schalke 04, përcjell Korneri.net

Sidoqoftë, nuk ka rrezik ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve, ku Barcelona takohet me Bayern Munich. “Lojtari nuk ka pasur kontakte me asnjë prej lojtarëve të ekipit të parë që do të udhëtojë nesër në Lisbonë”, ka shkruar klubi katalunas në faqen zyrtare. /Korneri.net