Luis Enrique kishte thënë para ndeshjes me Legane: “Më nuk do të ketë kalkulime”. Kështu edhe ndodhi, pasi skuadra e tij Barcelona shënoi fitore të thëllë në udhëtim te Leganes 1-5, vetëm pak ditë pas triumfit 7-0 në Ligën e Kampionëve kundër Celtic.

Ishte një pasdite e bukur sportive, pasi edhe vendasit u munduan mjaftë që të kënaqin tifozët e tyre dhe në njëfarë mënyre edhe ia dolën pasi shënuan golin e nderit përmes Gabriel nga gjuajtja e lirë.

Lionel Messi shënoi dy herë, Suarez, Neymar dhe supergoli i Rafinha, i dhanë fitoren e sigurtë blaugranëve që e harruan shpejtë humbjen befasuese në shtëpi nga Alaves një xhiro më herët.

Javën tjetër Barcelona e pret në derbin e madh Atletico Madrid.

 

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Drenica-Feronikeli
Artikulli tjetërJoao Mario ka një porosi për Juventusin!