Ja pse është mirë të nis të jetësohet Superliga Evropiane me top-skuadrat e Kontinentit të Vjetër. Barcelona jo që e mposhti Celtic, por bëri hajgare me lojtarët kundërshtar për të shënuar fitore 7-0. Nuk mund të imagjonohej një rezultat si ky nëse sa më shpejt do të niste ajo ligë e cila do të ishte spektakolare.

Blaugranët shënonin sa herë që donin, dhe ndoshta u erdhi keq sepse kanë mundur të shonin deri në 10 gola. Edhe këtë herë shënuan lojtarët më të mirë të Barcelonës. Lionel Messi do ta merr topin me vete pasi shënoi hat-trick, pastaj dy gola i shënoi Luis Suarez dhe nga një Neymar e Iniesta.

Ndeshja e dytë e grupit C, nuk u zhvillua fare në mes Man City dhe Gladbach për shkak të shiut të madh që binte në Manchester.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here