Gustavo Maia, një futbollist 19-vjeçar brazilian, arrin te Barcelona.
Maia pjesë e klubit të famshëm nga Sao Paulo, do të transferohet te Barcelona për 4.5 milionë euro, ndërsa Sao Paulo gjithashtu do të ketë 30% të transferimit të tij të rradhës, përcjell Korneri.net
ESPN raporton se klubi brazilian do të shpenzojë paratë e fituara për futbollistin e ri për të shlyer borxhet që vijnë si rezultat i krizës financiare të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Gjigandi katalanas e vërejti anësorin 19-vjeçar në një turne në Brazil. Maia shkon te Barcelona pa asnjë paraqitje të vetme për ekipin e parë të Sao Paulo. Ai filloi të mësojë spanjisht edhe më herët, në mënyrë që të përshtatet me mjedisin e ri sa më lehtë. Besohet se Barcelona së pari do ta dërgojë atë në hua në një klub më të vogël. /Korneri.net