Barcelona e ka fituar përballjen e sontme ndaj Sevilla-s me rezultat 2:1, duke dominuar ndeshjen mirëpo pas 90 minutave lojë trepikëshi i skuadrës së Valverde mund të konsiderohet i arritur me shumë vështirësi, shkruan “Korneri.net”.

Heroi i kësaj ndeshje ishte Paco Alcacer, i cili i shënoi të dy golat e ndeshjes, kurse golin e vetëm për Sevillan e realizoi Guido Pizarro.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona vazhdon ta ruaj epërsinë në katër pikë me Valencian në krye të renditjes tabelare, duke kryesuar me 41 pikë të tubuara, kurse Sevilla pas kësaj humbje radhitet në pozitën e pestë me 19 pikë të mbledhura./Korneri.net.

Artikulli paraprakSigal Prishtina arrin fitore rutinore ndaj Bashkimit
Artikulli tjetërGenoa “kafshatë” e lehtë për Sampdoria-n