Një tjetër fitore e Barcelonës në La Liga. Kampioni aktual fitoi në udhëtim te Eibar përkundër shumë mungesave që kishte, Iniesta, Pique, Mascherano, mirëpo aty ishin ata që duhet të jenë për të realizuar fitoren prej 0:4.

Denis Suarez i cili e zëvendësoi të lënduarin Sergio Busquets, shënoi i pari dhe atë gol mjaftë të bukur nga distance, ndërsa me të nis pjesa e dytë Lionel Messi e dyfishoi epërsinë. Golin e tretë fundit e shënoi Luis Suarez pas vet e rrëmbeu topin nga mbrojtësi i fundit tek vendasit, dhe fundin ia dha braziliani Neymar.

Me këtë triumf Barcelona mbetet në pozitën e tretë me 41 pikë, një më pak se Sevilla dhe dy më pak se Real Madrid.

Artikulli paraprakBusquets lëndohet rëndë, ja sa mungon
Artikulli tjetërRoma nuk i ndahet Juventusit