Barcelona është në kërkim të fitimit të Superkupës së Spanjës në “Camp Nou”, pas suksesit 2-0 në ndeshjen e pare ndaj Sevilla. Luis Enrique tashmë mund të fillojë t’i “rrotullojë” lojtarët e tij në mes të gushtit, jo nga minutat e grumbulluara në këmbët e tyre, por nga rrethanat në të cilat arrin në sfidën e kthimit të këtij trofeu. Pra, janë të gjitha mundësitë që sonte të provohen disa nga blerjet e kësaj vere. Midis tyre, Samuel Umtiti, që nuk luajti në transfertë, ndaj Sevilla. Angazhimi i së shtunës, debutimi në sezonin e ri të La Liga, kundër Betis, e kushtëzojnë formacionin e sotëm të blaugranave. Duke menduar për këtë lojë, pritet të kursehet Mascherano, i cili mbetet thelbësor për Luis Enrique. Pozicionin e tij do ta zërë ndërkombëtari francez, Umtiti, në partneritet me Gerard Pique.

Kjo ndeshje është rast i mirë edhe për Aleix Vidal. Pra, ndryshimet e Luis Enrique në formacion mund të prekin edhe krahun e djathtë: Sergi Roberto zhvilloi një ndeshje të madhe në Sevilje, por trajneri mund t’i japë një shans Aleix Vidal, pretendenti tjetër i madh për këtë rol. Në të majtë duket se është fiksuar Lucas Digne, teksa francezi ka demonstruar një paraqitje tejet pozitive në ndeshjet e para me katalanasit, si në trofeun “Gamper”, edhe në duelin e parë në Sevilje. Mungesa e të lënduarit Jordi Alba, i cili nuk ka luajtur në testet parsezonale, e lë rrugën të hapur për Digne. Në mesfushë, André Gomes mund të marrë minuta, por mungesa e Iniestës së dëmtuar do të mbulohet, ndoshta, nga Denis Suarez. Parasezoni i tij i madh e favorizon si titullar ndaj Sevilla, mbrëmjen e sotme.

Rakitic pritet ta shoqërojë atë, bashkë me Busquets, në mesfushë. Pjesa e përparme (sulmi) ofron vetëm një dyshim; mundësinë që Luis Enrique të shpërblejë Munir për punën që bëri ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës. Në këtë rast, ai do të sakrifikohet ka emrin e Arda Turan. Nga këmbët e Messit dhe Luis Suarez priten golat, me uruguajanin në majë të ofensivës, ndërsa argjentinasi nga e djathta. Ja lista e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës, ndaj Sevilla, që do të luhet sonte, në “Camp Nou”, ora 23:00: Bravo, Masip, Piqué, Rakitic, Sergio, Denis, Arda, Suárez, Messi, Mascherano, Samper, Munir, J.Alba, Digne, S.Roberto, André Gomes, Aleix Vidal dhe Umtiti.

 

Artikulli paraprakDështon transferimi i Zaza te Wolfsburg
Artikulli tjetër“Bomba” nga Spanja: Mustafi shpëton Valencia-n nga borxhet