Një natë pa gjumë sot për tifozët e Barcelonës dhe të Realit të Madridit, por edhe për të pasionuarit pas futbollit.
Në orën 02:05 pas mesnate, do të zbresin në fushën e lojës dy skuadrat historike të Spanjës për të luajtur një ndeshje miqësore.
Pas 26 vitesh të dyja ekipet do të luajnë kundër njëra-tjetrës në një miqësore, ndërkohë që në Spanjë dhe në Champions janë rivale të përjetshme.