Barcelona po e zgjedh presidentin e ri sot, katër muaj pasi Josep Maria Bartomeu dha dorëheqjen dhe më pak se një javë pasi ish-presidenti u arrestua për çështjen Barcagate.
Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa janë kandidatë për presidentin e 42-të të Barcelonës. Fituesi vendoset nga 110,290 anëtarë të plotë të klubit, nga të cilët 20,7% kanë dërguar votat e tyre me postë, e cila lejohet për herë të parë për shkak të pandemisë, përcjell Korneri.net

Pjesa tjetër do të dalë sot në gjashtë qendra votimi në Barcelonë dhe qytete të tjera katalanase, të cilat janë të hapura nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 21:00. Votimi jashtë Barcelonës u lejua gjithashtu për herë të parë për shkak të pandemisë. Deri tani, votimi mund të bëhej vetëm personalisht në kryeqytetin katalanas. /Korneri.net