Nuk ka dyshime se Liverpool dhe tifozët e saj nuk po ndihet komod karshi gjigantit katalunas, Barcelona, shkruan Korneri.net.
Blaugranët kanë nis një fushatë të mëdha nëpër mediat spanjolle e që po barten në tërë Evropën, në lidhje me futbollistin brazilian Coutinho për të cilin është gtati të bëjë çmenduri gjatë verës.
Barcelona sipas të gjitha gjasave, ashtu siç shkruajnë disa media katalunase, do t’i ofrojë Liverpoolit shumën e njëjtë të parave apo strategjinë e njëjtë sikur në kohën kur nga Anfield Road transferoi Luis Suarezin, përcjell Korneri.net
Po flitet shumë se oferta e cila do t’i bëhet zyrtare Liverpoolit javëve të ardhshme kap shifrën prej 70 milionë funte, aq sa është kartoni i futbollistit, dhe këtu klubi anglez nuk ka çfarë të bëjë më shumë se të pajtohet me shitjen e lojtarit që e ëndërron fanellën e Barcelonës. /Korneri.net