E shënoi golin e parë sezonal në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagreb, dhe për këtë është mjaftë i lumtur Paulo Dybala.
Numri 21 i Juventusit do të jetë objektivi primar i Barcelonës për edicionin e ardhshëm apo më saktë afatin e ardhshëm veror, shkruan El Mundo Deportivo.
Barcelona gjatë verës që lam pas shpenzoi 120 milionë euro për të sjell në skuadër emrat si: Cillessen, Digne, Umtiti, André Gomes, Denis Suarez e Paco Alcacer, kurse një shumë të konsiderueshme parash e ka bërë gati qysh tani për argjentinasin e talentuar të Juventusit.
Por, të transferosh lojtarë nga kampioni italian lehtë nuk është asnjëherë dhe këtë e dinë të gjithë pasi kushtet i vënë gjithmonë Juve dhe jo paratë që mund t’i ofrojnë klubet tjera, kurse duhet thënë se Dybala është njëri nga lojtarët e pashitshëm në klub.