Manchester City ishte i pari nga dymbëdhjetë themeluesit e Superligës që u tërhoq nga projekti. Citiens njoftuan me një deklaratë zyrtare se kanë nisur procedurat për t’u larguar, një lëvizje që është ndjekur më vonë nga pjesa tjetër e klubeve angleze, Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool dhe Tottenham. Në orët e fundit është përfolur se edhe Barça ndoqi të njëjtën rrugë, diçka që tani për tani nuk po shqyrtohet në zyrat e “Camp Nout”.

Drejtuesit e Barcelonës nuk po luhaten nga qëndtimi i tyre fillestar dhe mohojnë se po marrin në konsideratë tërheqjen. Ata vazhdojnë të mendojnë se Superliga është një mundësi e shkëlqyer si në nivelin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik, kështu që nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të braktisur garën e promovuar nga Florentino Pérez.

Kushti i vetëm që ata kanë vendosur është që aderimi   I Barcelonës në Superligë të bëhet vetë me miratimin e anëtarëve. Joan Laporta, presidenti i “blaugranave”, përfshiu një klauzolë në hartimin e dokumentit themelues të Superligës, sipas së cilës pjesëmarrja e Barçës duhet të miratohet dhe ratifikohet nga Asambleja e Anëtarëve. Anëtarët janë pronarë të klubit dhe ata duhet ta ratifikojnë atë.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here