Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një anësori,
Neymar pritet të largohet drejt PSG prandaj Barca po insiston për zëvëndësuesin e tij.
Dëshira kryesore e tyre është Philippe Coutinho i Liverpoolit, por skuadra angleze nuk dëshiron ta shes.
Barcelona nga 80 milionë euro ka rritur ofertën për brazilianin në 100 milionë euro.
Por, edhe kjo ofertë është refuzuar nga Liverpool.
Trajneri Jurgen Klopp e ka bërë të qartë se Coutinho nuk është në shitje dhe nuk largohet për asnjë çmim.