Edhe La Liga sot vazhdon me ndeshjet e kësaj xhiroje mjaftë interesante.

Në 16:15 Barcelona do të luaj ndaj Elches në udhëtim, ku do të synojë suksesin e radhës, për të ruajtur hapin e Realit dhe për të blinduar pozitat në zonën Champions në renditjes.

Në mbrëmje vëmendja do të jetë në “Wanda Metropolitana”, ku Atletico e Madridit do të presë Valencian në ndeshjen më të rëndësishme të javës. Los Colchoneros kryesojnë me meritë kampionatin, me 4 pikë më shumë se Reali ndjekës, por edhe me dy ndeshje më pak ,ndaj nëse fitojnë sonte, do ta çojnë në +7 shkëputjen në krye.

Nga ana tjetër Valencia nuk po bën aspak mirë këtë sezon dhe jo vetëm që është shumë larg zonës evropiane të renditjes, por është vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë të renditjes, ndaj pritet të bëjë rezistencë për të marrë të paktën një pikë në kryeqytet.

/Supersport.al

Artikulli paraprakJuventusi gati t’i afrohet kreut
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Juventus-Bologna