Presidenti i FC Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar te shtune se nje stadium i ri i destinuar per ekipin B te klubit, do te mbaje emrin e Johan Cruyff dhe se nje statuje e lojtarit te madh holandez do te vendoset ne stadiumin Camp Nou.

“Kjo eshte nje kenaqesi per mua qe te bej te ditur se stadiumi qe do te jete ne kompleksin sportiv nuk do te jete me Miniestadi, por do te quhet stadiumi Johan Cruyff”, deklaroi Bartomeu.

“Klubi do te inicoje nje statuje perkujtimore per Johan Cruyff qe do te vendoset ne Camp Nou”, theksoi presidenti i Barça.

Me rastin e vitit te pare te ndarjes nga jeta te Cruyff, djali i tij Jordi, deklaroi se familja eshte “shume e nderuar” per kete iniciative te Barça.

Johan Cruyff eshte nje prej fugtbollisteve dhe trajnereve te medhenj te FC Barcelones, duke fituar 13 trofe, mes te cilave si trajner, Ligen e pare te Kampioneve nga klubi ne 1992.

Artikulli paraprakBuffon – Shakohoxha, “Shqiponja dykrenare” në duart e tyre [FOTO]
Artikulli tjetërZvicra fitoi minimalisht….