Sipas edicionit të sotëm të Mundo Deportivo, ndeshja e kthimit e 16-së të finales në Champions League midis Barcelonës dhe Napolit me siguri do të luhet me dyer të hapura, të paktën pjesërisht.
Ndeshja do të luhet në gusht, dhe lajmet e fundit nga Katalunia thonë se 8 gushti është data kur është paraparë kjo ndeshje, andaj gazeta flet për praninë e publikut “pothuajse të sigurt” në Camp Nou, përcjell Korneri.net
Barça po punon në programin “Espai Net i Segur” dhe synon të ketë një pjesë të tifozëve në stadium edhe për ndeshjet e fundit në La Liga, duke filluar nga 23 qershori kundër Athletic Bilbaos. Nëse vendosë të japë dritën e gjelbër Qeveria Katalunase për ndeshjet kampionale që ta happen pjesërish dyert e stadiumit gjigant për La Liga, atëherë duhet e sigurtë se Barça-Napoli do të ketë shikues, duke pasur parasysh që në këtë rast edhe UEFA ka zgjedhur të referohet në vendimet e autoriteteve kompetente të vendeve individuale. /Korneri.net