Kompania japoneze e blerjeve në internet Rakuten ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me Barcelonën si sponsori kryesor i fanellës së klubit, duke rritur kështu më tej shqetësimet e presidentit të klubit Joan Laporte, njoftuan mediat spanjolle.

Rakuten dhe Barcelona filluan bashkëpunimin në vitin 2017 duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, sipas së cilës kompania japoneze pagoi 55 milionë euro në sezon për mbishkrimin e sponsorizimit në fanellë, përcjell Korneri.net

Në tetor 2020, kontrata u zgjat, por shuma e sponsorizimit u zvogëlua në 30 milion euro në vit. Mbishkrimi i sponsorizimit në mëngën e fanellës, i cili reklamon prodhuesin turk të artikujve të bardhë Beko, gjithashtu do të ndryshohet.

Pavarësisht kësaj, Barcelona ka disa oferta sponsorizimi në tryezë dhe shpreson të nënshkruajë kontrata më të mira. Gjithashtu flitet se klubi mund të shesë të drejtat për emrin e stadiumit Camp Nou dhe kështu të fitojë fonde shtesë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here