Barcelona ka nisur bisedimet me dy agjentët e Luis Suarez dhe Ivan Rakitic për zgjatjen e kontratës.
Skuadra katalanase dëshiron që t’i sigurojw edhe për disa vite shërbimet e sulmuesit dhe mesfushorit, pasi skuadrat evropiane mezi presin që të caktojnw shuma të çmendura për ta, shkruan Mundo Deportivo.
Rakitic dhe Suarez kanë deklaruar më herët se dëshirojnë që të qëndrojnë edhe për shumë vite në Camp Nou, pasi sipas tyre Barcelona është familja e dytë e tyre. Barcelona nuk dëshiron të humbasë kohë dhe tashmë ka filluar bisedimet për kontratat e reja.