Kampionët e Spanjës kanë fituar me rezultat 4:2 ndaj kampionëve të Anglisë, në një ndeshje e cila u dominua gjatë 90 minutave nga lojtarët e Barcelonës.

Në këtë takim Barcelona dilemën e fituesit e zgjodhi qysh në pjesën e parë, e cila u mbyll me rezultat 3:0 me golat që i shënuan El Haddadi (dy herë) dhe Luis Suarez.

Në pjesën e dytë Leicester City u rikthye në lojë me dy gola të shpejt nga trasferi i i ri i “dhelprave” Ahmed Musa, kurse rezultatin përfundimtar dhe fitoren prej 4:2 të Barcelonës e vulosi Rafa Mujica.

Artikulli paraprakBefason Bayern: Ribery dhe Martinez për Carlos Bacca, Ancelotti është i..?
Artikulli tjetërSuperkupa e Europës, Reali pa 5 titullarë