Juventus dhe Barcelona luajtën pa gola në Torino, por për kampionin italian nuk është edhe e sigurtë kualifikimi pasi në ndeshjen e fundit luan te Olympiacosin në Greqi, kurse Sportingu që ka vetëm një pikë më pak se Juventus, udhëton te Barcelona e kualifikuar tashmë.
Ishte lojë me raste në të dyja anët, me Messin që u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, mirëpo këtë herë tifozët nuk panë gola.

Sporting fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Olympiacos për të shpresuar në mrekulli.
Bas Dost i realizoi dy gola për portugezët, ndërsa një tjetër edhe Bruno Cesar, derisa golin e vetëm për grekët e shënoi Vadis Odjidja-Ofoe. /Korneri.net

Artikulli paraprakPSG “demoloi” skocezët e Celtic, Bayern mezi fitoi ndaj belgëve të Anderlecht
Artikulli tjetërÇfarë e arritur për portierin rus!