Barcelona i ritkthehet fitoreve në elitën e basketbollit evropian, Euroleague. Ktalunasit mposhtën lehtë dhe bindshëm gjigantin grek Panathinaikos me rezultat 72:57, derisa vendimtare ishte periudha e tretë e cila u takoi vendasve me rezultat të thellë 21:9, dhe këtu u mbyll gjithçka. Më meritorët në këtë triumf ishin Ante Tomic me 16 pikë dhe Aleksandar Vezenkov me 12 pikë, kurse te humbësit u dalluan Nick Calathes dhe James Feldeine me nga 13 pikë secili.

Fitore shënoi edhe Olympiakos që mposhti Darusafakën 77:71, në duelin shumë të fortë dhe të barabartë nga fillimi e deri në fund, dhe vetëm në saje të tri gabimeve në 2 minutat e fundit bëri që turqit ta humbin ndeshjen. Printezis dhe Lojeski ishin më efikasit te grekët duke shënuar nga 15 pikë secili, kurse për Daursafakëbn 21 pikët e Clyburn nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Në ndeshjet e tjera të Euroleague, Zalgiris Kaunas mposhti Crvena Zvezdën 88:79, ndërsa Baskonia fitoi ndaj Galatasaray 69:62.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here