Objektivi primar i Barcelonës për këtë afat kalimtra pa asnjë dyshim është Marco Verratti, mesfushori i jashtëzakonshëm italian i cili “nuk dëshiron” të luajë më te Paris SG, së paku sipas mediave spanjolle, përcjell Korneri.net.
Përkundër dëshirës së madhe që ka vet lojtari të vesh fanellën e blaugranëve, nga ana tjetër nuk është lehtë të përforcohesh nga një klub i pasur si PSG, andaj Barcelona ka nis të mendoj edhe planin B. Në këtë listë të ngushtë të emrave që mund ta zëvendësojnë Verrattin, mbetet anëtari i Atletico Madrid, Saul Niguez. /Korneri.net