Sikur nuk mjaftoi fitorja e thellë 6-1 në Champions League, skuadra e Barcelonës ka edhe një lajm të keq për Paris Saint-Germain.

Është e përditshmja sportive “Mundo Deportivo” e cila raporton se gjiganti katalan në fund të sezonit është i gatshëm të transferojë mesfushorin Marco Verratti.

Sipas raportimeve të fundit klubi i Barcelonës është treguar e gatshme për të bërë një tjetër çmenduri në merkato duke ofruar plot 70 milionë euro për mesfushorin italian i cili kohët e fundit po kërkon një ekip rivalizues në Champions League.

Image

Artikulli paraprakAubameyang zgjedh formacionin ideal! Nuk kanë vend Messi e Ronaldo….
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Besa-Prishtina