Arthur Melo ishte sot në qendrën stërvitore të Barcelonës për tu takuar me sekretarin teknik, Éric Abidal.
Ky i fundit ka hapur një çështje disiplinore kundër brazilianit, pasi Arthur fluturoi drejt Brazilit dhe refuzoi të luante në Champions me Barcelonën. Palët diskutuan këtë çështje në takimin e sotëm mes tyre. Abidal sqaroi se proçedura disiplinore do mbetet e hapur, ndërsa u diskuatua edhe për ndërprerjen e kontratës së Arthur përpara përfundimit të Champions League.

Tani nuk është më çështja nëse Arthur do rikthehet më në skuadër, pasi ai nuk pritet të jetë në ekipin e Barcelonës për pjesën e mbetur të Ligës së Kampionëve. Marrëdhënia e Arthur me Barcelonën është në pikën më të ulët pas sagës të transferimit të brazilianit tek Juventusi.
/Panorama Sport