Juventus është një klub që ka shumë tifozë tradicionalisht në vendin tonë por në vitet e fundit me futbollin që ka treguar edhe Barcelona nuk ka mbetur pas. Mbrëmja e sotme do të ofrojë një finale të parakohshme e cila ka bërë që kamp nou të jetë tërësisht i ezauruar me afro 98 mijë njërëz në stadium.

Mediat italiane bëjnë të ditur se ne ‘Kamp Nou ‘do të jenë afërsisht 5 mijë tifozë bardhezinj, një pjesë e të cilëve kanë mberritur në spanjë, një natë para ndeshjes.

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme ndaj Juventusit, e cila luhet sonte nga ora 20:45. Për këtë ndeshje nuk janë grumbulluar fare; Jérémy Mathieu, Arda Turan e Massip, për shkaqe teknike) Aleis Vidal dhe Rafinha, të cilët janë të lënduar, shkruan Express.

Lojtarët e ftuar

Portier: Ter Stegen, Cillessen.

Mbrojtësit: Piqué, Mascherano, Umtiti, Alba, Digne, Sergi Roberto.

Mesfushorët: Busquets, Rakitic, Iniesta, André Gomes, Denis, Aleñá.

Sulmuesit: Messi, Suárez, Neymar, Alcácer.

Artikulli paraprakFOTO – LAJMI I DITËS: A ka vend për dyshime? Hungarezi Kassai me ndihmësit e tij priten nga zyrtarët e Real Madrid në orët e para të ditës së sotme!
Artikulli tjetërE konfirmon presidenti: Ka përfunduar sezoni për yllin e ekipit