Sipas gazetës spanjolle Sport.es, drejtuesit e Barcelonës i kanë premtuar trajnerit Xavi Hernandez se deri të shtunën do të zgjidhen problemet me lojtarët e rinj dhe ata do të regjistrohen.

Kujtojmë se Barcelona ende nuk i ka regjistruar lojtarët që bleu – Lewandowski, Raphinha dhe Kounde, dhe lojtarët të cilëve duhet t’u rinovojnë kontratat – Sergi Roberto dhe Ousmane Dembele për shkak të problemeve me Fair Play-n financiar të La Ligës, përcjell Korneri.net

Përveç tyre nuk janë regjistruar edhe lojtarët që kaluan te Barcelona falas, si Kessie dhe Christensen, të cilët kanë një klauzolë shumë interesante që e përmendem gjatë ditës së djeshme, se ata mund të largohen falas javën e ardhshme, nëse nuk regjistrohen deri të shtunën. /Korneri.net

Artikulli paraprakLajme të mira për Milanin, pasi dy lojtarë janë afër vazhdimit të kontratave
Artikulli tjetërMbrëmje evropiane në SuperSport, Shkëndija e Ballkani në kërkim të Play Off-it