Barcelona u desht ta bënte këtë hap.

Derisa Real Madridi e  kompletoi blerjen e talentit brazilian Reinier nga Flamengo, nga ana tjetër Barcelona është gati t’i përgjigjet rivalëve të tyre me valutë të njëjtë, përcjell Korneri.net

Fjala është për Matheus Fernandes, 21-vjeçari i cili do të jetë goditja e parë e “erës” Quique Setien te katalanasit, pasi ata tashmë  kanë arritur marrëveshjen  me klubin e njohur Palmeiras për 11 milionë euro. Barcelona fillimisht do të paguajë 7 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa pjesa tjetër parashikohet të arrihet përmes bonuseve edhe pse zyrtarizimi i këtij operacioni shumë të rëndësishëm pritet në fund të janarit për shkak të proçedurave burokratike.

Fernandez është mesfushor shumë cilësor, i shpejtë dhe me vizion të lartë të lojës, ndërsa ka qenë edhe pjesë e U17 dhe U20 të Brazilit, duke qenë ndër më të mirët. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here